NGA: ESIDO BARKAJ*
TIRANE- Banorët e Laknasit të komunës Bërxull në Tiranë prej tre vitesh po përballen me shpërthimin e ujërave të zeza në banesat e tyre. Problem për këtë janë bërë kanalizimet e një lagjeje tjetër, të cilët derdhin ujërat e zeza pranë banesave të këtyre banorëve. Banorët shprehen se janë ankuar në komunë por kryetari i Komunës, Ymer Marku i përcjell duke mos i dhënë zgjidhje problemit të tyre.

Sipas kryetarit të komunës për këtë problem nuk ka fonde. Situata paraqitet më problematike pasi ujërat e zeza përbëjnë një rrezik për përhapjen e ndonje epidemie.

Sipas specialistëve të ISHP-së, institucionet vendore dhe qendrore duhet të reagojnë dhe të pastrojnë zonën nga ujërat e zeza, pasi është rrezik për një serë sëmundjesh infektive. Banorët apelojnë për ndihmë, duke ofruar dhe vetë fonde për të ndihmuar komunën pasi kjo e fundi është në vështirësi ekonomike.

(ma.ar/BalaknWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: