TIRANË – Një infermier i Shërbimit të Urgjencës është goditur me grushta sot nga familjarët e një pacienti, ndërsa ishte në detyrë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 2:00 në QSUT. Si pasojë, infermieri ka pësuar çarje në fytyrë dhe është dashur të mjekohet.

Mjekë të QSUT-së që e njoftuan ngjarjen në “News 24”, thanë se dhunuesit ishin të dehur.

Policia, e cila shkoi ka shkuar në vendin e ngjarjes për të mbledhur provat dhe dëshmitë, tha pas publikimit të këtij lajmi se ai nuk ishte i vërtetë dhe se nuk kishte asnjë denoncim për dhunë.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb