TIRANE- Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm pranë rrugës së Elbasanit në kryeqytet. Një kamion ka përplasur për vdekje një këmbësore pranë Ambasadës Amerikane, por sipas dëshmitarëve trupi i të aksidentuarës ka qëndruar për gati një orë poshtë kamionit.

Gruaja 72-vjeçare, Gora Gjermani, nga Lushnja e banuese në Tiranë, po kalonte rrugën në momentin kur është përplasur nga kamioni me targë AA442ID, por sipas policisë ende nuk dihet si ka ndodhur aksidenti.

Tashmë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë, kanë arrestuar drejtuesin e kamionit, dhe po punohet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

(b.e/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: