TIRANË – Një person është arrestuar dhe 2 të tjerë janë shoqëruara nga policia për armëmbajtje pa leje si dhe mosbindje ndaj urdhrit të policisë. Pak përpara mesnatës së ditës së djeshme, në rrugën “Unaza” në Vorë janë ndaluar për kontroll tre shtetas që udhëtonin me një mjet tip Toyota të blinduar.

20-vjeçari Xhoni Asllanaj përfundoi në pranga pasi iu sekuestrua një jelek antiplumb, një pistoletë e markës HS2000 si dhe një krehër me 15 fishekë. Ndërsa dy shtetasit J.Daçi, 20 vjeç dhe A. Kovaçi, 44 vjeç që ndodheshin në makinë me Asllanaj janë proceduar në gjendje të lirë. Gjatë kontrollit  Asllanajt iu sekuestruan përveç pistoletës edhe 10 mijë euro e jelek antiplumb.

Sipas policisë Xhoni Asllanaj ka qenë i dënuar edhe më parë kur ishte 14-vjeç pasi në vitin 2012 ai kërcënonte një bashkëmoshatar duke i marrë 600 mijë lekë. Materialet i kaluan Gjykatës së Tiranës për veprime të mëtejshme.

(e.f/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb