TIRANË – Mesnatën e shkuar, në orën 2:00 duke gdhirë e mërkurrë, një 50-vjeçar ka fyer dhe goditur rëndë, bashkëshorten e tij 46-vjeçare dhe ka shkatërruar me goditje, edhe derën e shtëpisë.

Policë të komisariatit nr.4 kanë mbërritur në kohë duke arrestuar në flagrancë, bashkëshortin dhe dërguar në spital, të shoqen, e cila është jashtë rrezikut për jetën Tashmë, 50-vjeçari me iniciale S.H, akuzohet për dhunë psikologjike dhe fizike në familje.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: