TIRANË- Një i ri ka mbetur i plagosur mbrëmjen e sotme rreth orës 22:00 në kryeqytet. Sipas të dhënave të para nga vendi i ngjarjes është plagosur me thikë 20-vjeçari Ndriçim Shima.

Ngjarja ka ndodhur në Unazën e Re në Tiranë, ndërsa 20-vjeçari është transportuar me urgjencë në spital, ku ndodhet në gjendje të rëndë. Sipas mjekëve ai është qëlluar me thikë në bark. Nuk dihen ende motivi dhe autorët e kësaj ngjarjeje, ndërsa policia ka nisur hetimet dhe ka marrë në pyetje disa persona.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb