TIRANE- Tre persona të maskuar kanë grabitur një efektiv të Gardës së Republikës. Ngjarja mësohet se ka ndodhur tek Liqeni Artificial pranë traut në krahun e Fakultetit të Histori-Filologjisë.

Tre personat që dyshohet se kanë qenë të armatosur kanë kanosur dhe më pas i kanë marrë efektivit të gardës të gjitha paratë që kishte me vete.

Sipas burimeve zyrtare bëhet me dije se 30-vjeçari me inicialet G.D që prej 7 vitesh punon në gardë nuk ka pësuar dëmtime si pasojë e grabitjes.

(sp.koka/News24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: