TIRANE- Një pako e dyshimtë, e cila u gjet në ashensorin e një pallati në kryeqytet alarmoi policinë e Tiranës. Ngjarja është regjistruar sot në rrugën ‘Merdar Shtylla’, në zonën e Komunës së Parisit. Ndonëse si fillim u dyshua për lëndë eksplovizi, rezultoi që brenda pakos të kishte vetëm mbeturina.

Kanë qenë banorët ata që kanë vërejtur pakon, e më pas sinjalizuan forcat policore. Sakaq, policia dhe ekspertët xhenierë bënë të mundur këqyrjen e pakos.

“Më datë 27.03.2016, rreth orës 13:25, në rrugën “Medar Shtylla”, në një pallat të ri 8 katësh, është gjetur një pako e dyshuar si lëndë eksplozive, e vendosur në ashensor. Në vendin e ngjarjes shërbimet policore dhe ekspertët xhenier. Po kryen veprimet”, thuhet në njoftimin e Policisë së Tiranës.
(ed.me/BalkanWeb)
vijon

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: