TIRANË- Një tjetër foshnje ndërron jetë nga i ftohti. Kartonët e ambalazhit me të cilët e kishin mbuluar familjarët, nuk e penguan dot të ftohtin e mbrëmshëm t’i merrte jetën foshnjës 3 muajsh, të seksit femër.

Siç deklarojnë familjarët e foshnjës, ata flinin jashtë dhe dyshojnë që i ftohti mund të ketë sjellë vdekjen e foshnjës

Prindërit thonë se flinin në afërsi të barakave të romëve në Shkozë. Policia e Tiranës ka shkuar tashmë në vendngjarje, pranë familjes Hamej dhe po heton për këtë rast.

Një javë më parë një tjetër foshnje humbi jetën pasi flinte poshtë urës së Dajlanit bashkë me nënën e saj.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: