Pas fitores ‘personale’ si kryeministër i Kosovës, ky qershor e ka gjetur kampion edhe ekipin e preferuar të Avdullah Hotit, Liverpoolin.

Hoti feston nëpërmjet një statusi në Facebook titullin e Liverpool në Premier League teksa ka postuar një foto të bashkëkombasit të tij Xherdan Shaqiri, i vetmi shqiptar nga Kosova që vesh fanellën e ‘The Reds’.

Hoti shkruan se fitorja e titullit pas 30 vitesh u krye, dhe madje ajo dihej që në fillim, teksa e përmbyll statusin me ‘Shihemi sezonin tjetër’.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb