Një tjetër aksident është shënuar në aksin rrugor Lezhë-Milot.

Gazetari Elidon Ndreka, ka raportuar për “BalkanWeb” se një parakalim i gabuar ka qenë arsyeja e përplasjes së një mjeti tip “Mercedes” me bordurën e urës. Mësohet se brenda mjetit ka qenë një burrë dhe një grua, të cilët janë dërguar në spital.

Për fat të mirë, raportohet se ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që Policia ndodhet në vendngjarje dhe po zbardh dinamikën e aksidentit në fjalë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: