Juventusi u bë klubi i parë i Serisë a që vendosi të shkurtojë 30% të pagës së lojtarëve të saj për muajt mars, prill, maj dhe qershor, por pavarësisht kësaj, Kristiano Ronaldo është fare pranë arritjes së një tjetër rekordi në karrierën e tij fantastike.

“Sun” raporton se CR7 këtë vit do të bëhet sportisti i tretë në botë që do të kalojë shifrën e një miliard dollarëve të fituara në karrierën e tij.

Përpara portugezit të Juves, vetëm dy sportistë kishin arritur ta kalonin një shifër të tillë, golfisti Tajgër Uds dhe boksieri Fjold Mejuedhër, por shpejt në këtë renditje të shkurtër do të futet edhe pesë herë fituesi i “Topit të Artë”. Një pasuri e çmendur që ish-ylli i Real Madridit nuk e arrin vetëm prej futbollit, por kryesisht prej imazhit të tij si sportisti më “i tregtueshëm” në botë dhe prej kontratave fanaonike me sposnorët e ndryshëm, ku spikat ajo me “Nike”.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb