ITALI

Tre lojtarë kanë rezultuar me COVID-19 tek Atalanta.
Klubi nga Bergamo sapo është grumbulluar pas një sezoni fantastik por duket se e ka nisur ‘keq’ me COVID-19.
Ndërkohë një prej futbollistëve të tyre, Iliçiç nuk është rikthyer ende në Itali teksa nuk dihet ende për fatin e Gjimshitit.

27- vjeçari është grumbulluar nga Reja për dy ndeshjet e Shqipërisë në ”Ligën e Kombeve”, por Atalanta s’ka bërë ende publikë emrat e lojtarëve me COVID-19.
Kujtojmë se më parë disa ekipe kanë pasur lojtarë me COVID-19 si Roma, Benevento, Juventus etj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb