Armando Broja ka ndryshuar kompaninë që e menaxhonte. Nga “Team Raiola” është zyrtarisht pjesë e “SEG – Sports Entertainment Group”.

Bie në sy se pronarët e kësaj agjencie të madhe janë holandezë. Jo vetëm lojtarë të njohur janë në menaxhimin e tyre, por edhe trajneri Pep Guardiola.

Kanë mbetur edhe pak ditë nga përfundimi i merkato. Broja ka pasur mundësinë të luajë titullar në fillimin e këtij sezoni me Bërnlin, por pa lënë gjurmë.

24-vjeçari i Kombëtares shqiptare afrohej te Bërnli në verën e kaluar. Shifra ishte e majme, ndërsa u raportua për rreth 20 milionë paund.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb