Një tjetër rast pozitiv është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Sarandë. Lajmi konfirmohet nga burime për ‘BalkanWeb’. Mësohet se një person, pasi kishte paraqitur temperaturë të lartë, kishte shkuar në urgjencën e spitalit, ndërsa atje i është bërë edhe tamponi, përgjigja e të cilit rezultoi pozitive.

Deri më tani nuk dihet se nga është infektuar ky person, pasi nuk është pjesë e kontakteve të rasteve të mëparshme.

Bëhet e ditur se ky person, është dërguar për mjekim në spitalin Infektiv të Tiranës, bashkë me një tjetër pacient pozitiv me COVID-19, sërish nga Saranda. Ky i fundit mësohet se ka sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: