Angli
Një tjetër sulm me thikë është shënuar në kryeqytetin britanik, Londër. Si pasojë e sulmit të tmerrshëm, një 41-vjeçar ndërroi jetë në vend. Dëshmitarët thanë për BBC se viktima ndërroi jetë, vetëm pak minuta përpara se policia të mbërrinte në vendin e ngjarjes.
Policia tha se autori akoma nuk është identifikuar, por po punohet në këtë drejtim. “Ishte e tmerrshme, një person sa duket i maskuar erdhi, vrau dikë dhe u largua”, tha një dëshmitar. Nuk ka person të arrestuar për sulmin, ndërsa nuk përjashtohet as pista e terrorizmit.
(d.xh/ BalkanWeb)