TURQI 

Një ngjarje e çuditshme dhe e pazakontë ka ndodhur në hatay të Turqisë, duke lënë banorët të tmerruar.

Banorët janë tmerruar kur kanë parë se një arkivol qëndronte në mes të rrugës, e prandaj kanë thirrur policinë.  Por mediat kanë raportuar se arkivoli kishte rënë nga rimorkioja e makinës së funeralit pasi kjo e fundit ishte kthyer nga një ceremoni varrimi.

Brenda arkivolit nuk kishte asgjë. Mësohet se arkivoli ka rënë për shkak të shpejtësisë së makinës, e më pas ka rrëshqitur në rrugë. Ngjarja ka qenë vërtetë shokuese për qytetarët e qytetit turk.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: