KURBIN- Policia e Kurbinit ka nisur hetimet pas një ngjarje të pazakontë në Fushë-Mamurras. Sipas të dhënave zyrtare ditën e djeshme një 64-vjeçar nga Fushë-Mamurrasi është tmerruar kur ka gjetur diçka të çuditshme në një hangar që e kishte në pronësi.

Menjëherë ka lajmëruar policinë, e cila ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka konstatuar një fetus të seksit mashkull.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes, ndërsa ka referuar materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprime të mëtejshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: