Marrëveshja e paqes mes Armenisë e Azerbajxhanit është arritur dhe tashmë shtetet po përgatiten të rivendosin nën kontroll rajonet ashtu siç ishin, por nuk mendojnë kështu armenët etnikë të Kalbajar.

Familjet që jetojnë në këtë rajon kanë vendosur të djegin banesat e tyre pasi që nga 15 nëntori rikthehen nën administrimin e Azerbajxhanit.
Pikërisht një luftë mes azerëve dhe armenëve është shënuar edhe në këtë rajon, për 1 javë në vitin 1993 ku mbetën të vdekur 400 ushtarë.

Taktika që po ndjekin sot këto familje armene të kujton taktikën e vjetër sovjektive të Luftës së Parë Botërore ”Tokë e djegur” kur rusët digjnin fusha e qytete të tëra vetëm që kundërshtari mos strehohej në tokën e tyre.
Pikërisht edhe familjet armene kanë djegur banesat e tyre që aty mos strehohen familje azere në të ardhmen.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb