Ky ishte sezoni i fundit që Totenham luajti në “White Hart Lane” pasi stadiumi i vjetër do të prishet për t’i lënë vendin të riut që pritet të jetë gati në fundin e kampionatit të ardhshëm.

Kjo solli edhe transferimin e “spërsave” në mitikun “Wembley” ku do të zhvillohen të gjitha ndeshjet pritëse të sezonit 2017-2018. Por për Totenham stadiumi i ‘Tre Luanëve’ nuk është ndër stadiumet e pëlqyera pasi në 5 ndeshjet europiane arriti të fitojë vetëm një.
nintchdbpict000260057975-e1497995854916
Sipas zyrtarëve të ekipit kjo vjen si pasojë e përmasave të fushës pasi “Wembley” është ndër më të mëdhatë në Angli (105 x 69m), ndërsa “White Hart Lane” ishte stadiumi i dytë më i vogël (100 x 67m). 545 metra katrorë.

Dhe duke qenë se stili i futbollit të “spërsave” është presing dhe shpejtësi, trajneri i kërkoi federatës një fushë më të shkurtër dhe ngushtë, por mori përgjigje negative. “Wembley” është pjesë e historisë së futbollit tonë. Kështu është dhe kështu do të vazhdojë të jetë”, ishte përgjigjja e FA-së, raporton “The Sun”.

Një tolerim u ishte bërë ekipeve që luanin në stadiumet “historike” si Totenhemit dhe Çelsit, por impianti i ri do të respektojë standardet e reja.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb