Tottenham është në kërkim të një trajneri. Klubi i njohur ndau rrugët me Antonio Conten disa javë para fundit të sezonit dhe tashmë po gjurmohen profilet e mundshme.

Trajneri i Celtic, Ange Postecoglou po shfaqet si kandidati i preferuar përt’u ulur në pankinën e Spurs.

Sky Sports News më parë raportoi se Postecoglou është në listën e klubit londinez së bashku me trajnerin e Brighton, Roberto De Zerbi dhe Marco Silva të Fulham.

Postecoglou i lindur në Athinë ka korrur sukses me Celtis, teksa kjo skaudër është shpallur kampione. “Timonieri” numëron 112 ndeshje në krye të kësaj skuadre.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb