Prokuroria e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit ka dhënë sot pretencën për ish-efektivin e policisë, Festim Lelaj.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për “BalkanWeb” se SPAK ka kërkuar dënimin me 17 vite burg për ish-efektivin, i cili akuzohen për trafik kanabisi nga Shqipëria në Itali.

Për të njëjtën çështje, janë dënuar më parë edhe shtetasit Emiljano Cili me 18 vite, ku me gjykim të shkurtuar i është zbritur në 12 vite, Artur Riza, 18 vite, edhe ky në 12 vite nga gjykimi i shkurtuar.

Të dy këta persona janë akuzuar se kanë qenë bashkëpunëtorë të Lelajt në trafikun e 2.5 tonë kanabisi nga Shqipëria drejt Italisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb