BRAZIL- Një tjetër tragjedi i shtohet futbollit. Pas vdekjes së futbollistit të Dinamos së Bukureshtit Patrik Ekeng që humbi jetën në fushën e blertë gjatë një ndeshjeje, një tjetër rast i tillë ka ndodhur dhe në Amerikën Latine.

Bernardo Ribeiro, ish­ futbollisti i Skënderbeut është ndarë nga jeta. Braziliani ka pësuar atak kardiak gjatë një ndeshjeje të zhvilluar me skuadrën e tij Friburgense. 26­-vjeçari ka pasur një eksperiencë dhe në kampionatin shqiptar me skuadrën e Skënderbeut në sezonin 2011/2012.

Ndërsa më pas ka luajtur me ekipe si Njukasëll Xhets në Australi, Mairehmani në Finlandë dhe këtë vit ai u rikthye në Brazil ku luajti me Friburgense në Rio De Janiero. (Panorama Sport)

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: