Një ngjarje tragjike është raportuar në Jammu dhe Kashmir të Indisë, ku një 21-vjeçare, e identifikuar si Bile Devi, dyshohet se është hedhur nga Ura e Shivës mbi lumin Chenab.
Sipas mediave indiane, një video e ngjarjes është bërë virale në rrjetet sociale. Në pamje, Devi shihet në urë, ndërsa disa kalimtarë përpiqen ta ndalojnë. Ajo duket se u thotë lamtumirë personave përreth përpara se të hidhet në lumë.
Pas ngjarjes, në kërkim u angazhuan forcat e policisë, pjesëtarë të Forcës Shtetërore të Reagimit ndaj Fatkeqësive (SDRF) dhe vullnetarë vendas. Operacioni vijoi në lumin Chenab, por deri në raportimet e fundit nuk ishte gjetur asnjë gjurmë e 21-vjeçares.
Rrethanat që çuan në ngjarje mbeten ende të paqarta dhe autoritetet nuk kanë bërë të ditur një motiv të konfirmuar.
Young Woman Jumps into Chenab River
A young woman jumped from the Shiv Vanten bridge in #Doda district of #Jammu into the Chenab River.
The young woman has been identified as Payal Devi, daughter of Balkrishna from the Korara area in Doda.
Rescue operations have been initiated… pic.twitter.com/QpZvPQAT9M
— Siraj Noorani (@sirajnoorani) September 6, 2026
Sipas raportimeve, pak para se të zhdukej, Devi kishte komunikuar me babain e saj, Krishnan Lal. Ajo ishte duke u kthyer me eskortën e saj me motoçikletë dhe i kishte thënë të atit se nuk ndihej mirë dhe se do të shkonte te mjeku. Pak më vonë, një prej personave që e shoqëronte njoftoi babain se vajza kishte vrapuar drejt urës. Lal kërkoi të fliste me të përmes telefonit dhe u përpoq të kuptonte se çfarë kishte ndodhur.
Sipas dëshmisë së babait, kur ai e pyeti nëse dikush i kishte bërë apo i kishte thënë diçka, e reja u përgjigj se nuk donte që askush t’i afrohej. Në vijim të bisedës, ajo i tha të atit se kjo ishte jeta e saj dhe se zemra i thoshte të largohej. Telefonata përfundoi me fjalët: “Mirupafshim, babi.”.
Autoritetet vijojnë kërkimet për gjetjen e 21-vjeçares dhe hetimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
