Të paktën shtatë punëtorë kanë humbur jetën dhe tre të tjerë rezultojnë të zhdukur pas shembjes së një tuneli në ndërtim në një projekt hidroelektrik në shtetin Uttarakhand të Indisë.
Ngjarja ndodhi të enjten në mbrëmje në projektin hidroelektrik Vishnugad-Pipalkoti, në distriktin Chamoli, ku një sasi e madhe uji dhe mbeturinash u futën brenda tunelit pas rrëshqitjeve të dheut dhe shembjes së një pjese të strukturës.
🚨BREAKING : 7 WORKERS KILLED, 19 INJURED AFTER WATER AND DEBRIS FLOOD UNDER-CONSTRUCTION TUNNEL at a hydroelectric project in Uttarakhand’s Chamoli; 3 workers remain missing as rescue operations continue. pic.twitter.com/OTaffQc8U1
— The Truth India (@thetruthin) August 14, 2026
Sipas autoriteteve, në tunel ndodheshin 22 punëtorë. Deri tani, 12 prej tyre janë shpëtuar, ndërsa ekipet e kërkim-shpëtimit po vijojnë operacionin për gjetjen e tre personave që ende konsiderohen të zhdukur.
Operacioni i shpëtimit po zhvillohet në kushte të vështira për shkak të ujit dhe mbeturinave që kanë mbushur tunelin. Në terren janë angazhuar ekipe të Autoritetit Kombëtar të Menaxhimit të Fatkeqësive, Forcave të Policisë Kufitare Indo-Tibetane, shërbimeve zjarrfikëse dhe autoriteteve të tjera të emergjencës.
𝐔𝐭𝐭𝐚𝐫𝐚𝐤𝐡𝐚𝐧𝐝 𝐓𝐮𝐧𝐧𝐞𝐥 𝐈𝐧𝐜𝐢𝐝𝐞𝐧𝐭: 𝐒𝐞𝐯𝐞𝐧 𝐃𝐞𝐚𝐝, 𝟏𝟒 𝐈𝐧𝐣𝐮𝐫𝐞𝐝 𝐢𝐧 𝐂𝐡𝐚𝐦𝐨𝐥𝐢
Seven people have died and 14 sustained injuries after a landslide and water seepage occurred in an under-construction tunnel at a hydroelectric project site in… pic.twitter.com/6xOddrkXtT
— All India Radio News (@airnewsalerts) August 14, 2026
Kryeministri i Uttarakhandit, Pushkar Singh Dhami, ka mbërritur në zonën e incidentit për të monitoruar nga afër operacionet e kërkim-shpëtimit.
Incidenti ka rikthyer shqetësimet për sigurinë e projekteve të mëdha infrastrukturore në rajonet malore të Uttarakhandit, një zonë e Himalajeve e karakterizuar nga terren i vështirë dhe paqëndrueshmëri gjeologjike.
