Të mërkurën mbrëma në Zagrep të Kroacisë, një burrë 43-vjeçar, me emrin Goran Knezheviç ka sulmuar me sëpatë ish-bashkëshorten dhe fëmijën e tij një vjeç e gjysmë.

Si pasojë e sulmit, vogëlushja një vjeç e gjysmë ka vdekur në një spital të Zagrepit, derisa nëna e saj ka pësuar lëndime të rënda fizike.

Knezheviç u arratis pas sulmit dhe vdiq pak më vonë në një aksident në unazën e Zagrebit, kjo ndodhi pasi i kishte zbritur nga makina dhe ishte përplasur nga një kamion.

Siç ka mësuar portali Index, Goran Knezheviç ka qenë i njohur edhe më parë për policinë për shkak të sjelljeve problematike dhe grabitjeve, për të cilat ishte në burg.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: