Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, u zotua se do të hetojë përplasjen vdekjeprurëse në një festival fetar, që shkaktoi dhjetëra viktima. Gjatë vizitës në vendin e ngjarjes, pranë Malit Meron, Netanyahu tha se hetimet serioze “do të sigurojnë që këto lloje katastrofash, të mos ndodhin më kurrë”.

Së paku 45 njerëz u vranë dhe 150 u plagosën në festivalin B’Omer, i cili mblodhi dhjetëra mijëra hebrenj ortodoksë. Është ende e paqartë se çfarë e shkaktoi shtypjen e njerëzve. “Ka pasur skena zemërthyese këtu. Njerëz që janë shtypur për vdekje, përfshirë fëmijë”, u tha Netanyahu gazetarëve, shkruan Rel.

Ai tha se “katastrofa e tmerrshme” është një nga më të këqijat në historinë e Izraelit. Netanyahu po ashtu tha se e diela do të jetë ditë zie kombëtare.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb