Bilanci i viktimave nga rrëshqitjet masive të dheut dhe përmbytjet që goditën Nepalin dhe Tibetin është rritur në të paktën 584 të vdekur. Sipas autoritetit të menaxhimit të fatkeqësive në Nepal, 579 persona kanë humbur jetën në territorin nepalez, ndërsa autoritetet kineze kanë konfirmuar edhe pesë viktima në Tibet.
Situata mbetet kritike, pasi 1,924 persona rezultojnë ende të zhdukur në Nepal. Mes tyre dyshohet se ndodhen edhe qindra turistë dhe pelegrinë të huaj, të cilët ndodheshin në zonat e prekura nga fatkeqësia. Ekipet e shpëtimit në të dyja anët e kufirit vijojnë operacionet, duke kërkuar për të mbijetuar nën rrënoja dhe masat e dheut. Mijëra efektivë janë angazhuar në terren, ndërsa autoritetet paralajmërojnë se rreziku i përmbytjeve të tjera ende nuk ka kaluar.
Fatkeqësia ka goditur rëndë rajonin e Himalajeve, në zonën kufitare mes Nepalit dhe Tibetit, ku reshjet intensive shkaktuan përmbytje dhe rrëshqitje masive të tokës.
BE-ja akordon 2 milionë euro ndihmë për Nepalin
Bashkimi Evropian ka njoftuar një paketë ndihme emergjente prej 2 milionë eurosh për Nepalin, pas përmbytjeve dhe rrëshqitjeve shkatërruese. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, deklaroi se fondet do të ofrojnë ndihmë për familjet dhe komunitetet më të prekura nga katastrofa.
Ndërkohë, ekipet e emergjencës vijojnë punën kundër kohës për të gjetur të mbijetuarit dhe për t’u ardhur në ndihmë banorëve të bllokuar, ndërsa autoritetet po përgatiten edhe për mundësinë e përkeqësimit të mëtejshëm të situatës. Bilanci i viktimave pritet të ndryshojë, pasi operacionet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë në zonat e goditura.
My heart goes our to all those affected by the devastating flash floods.
Europe is allocating €2 million in immediate humanitarian aid for Nepal.
To deliver life-saving assistance to families and communities hit hardest.
Europe stands with you.
— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) August 28, 2026
