Një ngjarje e rëndë është regjistruar paraditen e sotme në fshatin Trojas, ku një 32-vjeçar, punonjës i OSHEE-së, ka humbur jetën gjatë kryerjes së detyrës. Sipas të dhënave paraprake, rreth orës 09:30, shtetasi Klajdi Zekthi, 32 vjeç, me detyrë elektricist pranë OSHEE-së, dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike teksa po kryente punime për riparimin e një linje elektrike.

Pavarësisht ndërhyrjes, 32-vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë, duke humbur jetën si pasojë e kontaktit me energjinë elektrike. Në vendngjarje kanë mbërritur strukturat përkatëse, ndërsa grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes, përfshirë mënyrën e zhvillimit të punimeve dhe shkaqet që çuan në aksidentin fatal.

Autoritetet po punojnë për dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: