GJERMANI

Një futbollist shqiptar nga Kosova ka ndërruar jetë në Gjermani pas një aksidenti tragjik.

Klubi amator VfL- Ulm 1905 Fußball njofton se 20-vjeçari Jetëlir Hasani me origjinë shqiptare fatkeqësisht ka vdekur prej aksidentit.

Mediat kosovare raportojnë se Hasani do të varroset në Prishtinë teksa klubi amator ka hapur një donacion për të kontribuar me fonde.

 

NJOFTIMI NGA KLUBI GJERMAN

Të dashur anëtarë të klubit,
Të dashur miq,
Të dashur tifozë,
lajm i hidhur na goditi dje.
Fatkeqësisht, lojtari / miku ynë dhe anëtari i klubit Jëtlir Hasani ka ndërruar jetë me zemër të rëndë.
Ne si VFL Ulm dëshirojmë të shprehim simpatinë dhe ngushëllimet tona më të thella për familjen Hasani dhe shumë forcë gjatë kohërave të vështira. ??
Të dielën 08.11.2020 do të kemi një mbledhje fondesh në Vfl.
Nga ora 10 paradite-15 pasdite do të jemi në vend për çdo donacion, ju jemi mirënjohës.
Prehu në paqe Jetëlir!!


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb