Kike Setien nuk ka aspak ndërmend që të heqë dorë nga Lionel Mesi: “A do ta kem me vete vitin e ardhshëm? Atë dua. Do ta bindim të qëndrojë duke i treguar se kemi një projekt fitues”, thotë trajneri i Barcelonës për mikrofonët e “Cadena Ser”, teksa një pjesë e projektit ka të bëjë shumë me repartin e avancuar të blaugranave: “Nejmar ose Lautaro Martinez? Unë do t’i doja të dy…”!

Ai nuk e ka fshehur se braziliani i PSG-së është një objektiv real, por është shfaqur me këmbë në tokë. “Mua më pëlqejnë të gjithë lojtarët e mëdhenj dhe Nejmar është njëri prej tyre. Për të parë nëse spekulimet do të konkretizohen, duhet të presim e të shohim se në çfarë situate do të jenë klubet pas emergjencës së koronavirusit”.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb