Trajneri i Laçit, Mirel Josa analizoi humbjen 1-0 ndaj Egnatias në çerekfinalen e Kupës së Shqipërisë.

“Keqardhje për golin me penallti në fund. Nuk duhet të shkojmë deri aty, kishim mundësi në pjesën e dytë. Egnatia na imponoi lojë, por kur zotëronim topin e humbisnim. Topa të thjeshtë i humbnim duke mos i dhënë vetes mundësi për të sulmuar. Kampionat apo Kupë? Ne jemi deri këtu, vazhdojmë për të dyja. Duhet të masim forcat tona, si do të zgjohemi nesër e të shohim vazhdimësinë.

Humbja më shqetëson, edhe dëmtimi i Junior janë probleme që mblidhen bashkë. Të shohim si do t’i ekuilibrojmë. Ne do të bëjmë të gjitha mundësitë tona për të kthyer ndeshjen, por duhet parë si do të jetë ana psikologjike në momentin kur të shkojmë atje.

Ujka? Ka shumë ndeshje në këmbë, thamë t’i jepnim prioritet sulmit me Myrtan dhe një shtytje më shumë. Deri diku u bë në pjesën e parë, ndërsa në të dytën nuk ishim në nivelet që kërkonim”, tha Josa.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: