Crystal Palace ka zyrtarizuar trajnerin e ri, pas largimit të Roy Hodgson. Klubi i Premier League ka firmosur me Oliver Glasner, një kontratë të vlefshme deri në vitin 2026.

“Jam shumë i lumtur që i bashkohem Crystal Palaces si trajner. Mezi pres të punoj me një skuadër plot talent, të takoj tifozët e klubit dhe të përjetoj atmosferën e stadiumit, për të cilën kam dëgjuar kaq shumë. Ishte kënaqësi të takohesha me Steve (Parish, presidenti) dhe Dougie (Freedman, drejtori sportiv). Mezi pres të punoj me ta për të arritur objektivat tona“, – Theksoi Glasner.

I lindur në Austri, 49-vjeçari nuk ka drejtuar asnjëherë më parë në kampionatin anglez. Glasner mbahet mend për përvojën si trajner te Lask në Austri dhe Wolfsburg e Frankfurt në Gjermani. Debutimi i tij në pankinën e Crystal Palace do të vijë me gjasë që sonte, në sfidën ndaj Everton në Goodison Park (Liverpool).

 

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: