PSG u mund 0-1 nga Lyon mbrëmë në kampionat. I shqetësuar për këtë disfatë është shfaqur për mediat trajneri i parisienëve, Christopher Galtier.

“Kjo ishte humbja e tetë për vitin 2023. Padyshim që është një shifër e madhe nëse bëhet fjalë për PSG-në. Zhgënjim i madh pasi e nisëm mirë ndeshjen dhe krijuam raste të pastra shënimi. Na mungoi krenaria, ndërkohë që tifozët na mbështetën deri në sekondat e fundit.

Kemi nevojë për një takim sqarues me lojtarët, të gjithë bashkë duhet të marrim përgjegjësi. Disa lojtarë duhet të rikthehen në formën e tyre” – Tha ai.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: