Trajneri i ri i Bërnlit, Majkëll Xhekson, debutoi me humbje ndaj Lids, të premten teksa skuadra e tij u mposht në shifrat 3-1. Në këtë duel pati minuta edhe për sulmuesin e Kombëtares shqiptare, Armando Broja, i cili u hodh në fushën e blertë në minutën e 76-të, duke zënë vendin e Fleming. Në total Broja u aktivizua 22 minuta, duke përfshirë këtu edhe 8 minutat shtesë, por pa mundur të linte gjurmë.

Ndërkohë nga ana tjetër, Piza i dha lamtumirën Serisë A, pasi u mposht 2-1 nga Leçe, e Ylber Ramadanit në duelin direkt për mbijetesë, ku titullar ishte mesfushori i Kombëtares, Ramadani. Leçe mori një fitore jetike që e ngjit katër pikë mbi zonën e ftohtë. Sa i përket Ramadanit, ai qëndroi në fushë gjatë gjithë takimit, duke bërë një paraqitje dinjitoze.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: