Edi Reja ka folur ditën e sotme për sajtin “Tuttomercatoëeb” ku është ndalur në disa çështje, natyrisht më e rëndësishmja për publikun tonë lidhet direkt me ekipin përfaqësues. Edi Reja tregon sesi reagoi kur i erdhi oferta për të marrë stolin kuqezi dhe për atë gjë ka gjetur në Shqipëri.

“E kam pasur gjithmonë ambicien për të drejtuar një kombëtare. Nuk u mendova dy herë kur erdhi propozimi për t’u bërë trajner i Shqipërisë. Po bëjmë një punë shumë të rëndësishme bashku me federatën, sidomos sa u takon rritjes së lojtarëve të rinj. Në Shqipëri është investuar shumë në infrastrukturë në vitet e fundit. Kemi fatin të luajmë në një stadium të jashtëzakonshëm dhe të stërvitemi në një qendër stërvitore moderne”.

Veterani i stoli ka një ëndrrën e tij në sirtar: kualifikimin për në Katar.

“Ka mjaft lojtarë interesantë, lënda e parë është vërtetë e mirë. Bëhet fjalë për djem që luajnë në kampionatet më të rëndësishme europiane: në Gjermani dhe Itali. Ka një entuziazëm të madh, projekti është i rëndësishëm. Po i presim me entuziasëm eliminatoret e Botërorit 2022. Kualifikimi do të ishte një ëndërr”.

Reja është një tifoz i Udinezes dhe është ndalur edhe për skuadrën e zemrës së tij, duke i këshilluar klubit friulian një nga kuqezinjtë që ai ka në grup: Rei Manajn.

“I kam rekomanduar Pierpaolo Marinos, mikut tim të dashur, të marrë Rei Manajn. Nuk ishte akoma gati kur ishte pjesë e Interit, kalimi tek Albasete e ka pjekur. Ka shënuar gola dhe ka zhvilluar ndeshje shumë të mira. Ia doli të bindë Barcelonën. Rei do të bënte shumë mire te një skuadër si Udineze”.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb