TIRANË

“Prenventimi dhe trajtimi i komplikacioneve të Covid-19 si faktor për uljen e vdekshmërisë”, ishte sot konferenca e organizuar nga Universiteti ‘Luarasi’, me prani të mbi 35 profesorëve te ftuar nga trevat shqipfolëse.

Ndërsa mori fjalën për të përshëndetur këtë konferencë, drejtoresha e QSUT-së, Albana Fico, shprehu mirënjohje për organizimin e këtij eventi, ndërsa theksoi se puna për vijimin e të kuptuarit të pacientëve me post covid duhet të vijojë, por pa lënë jashtë vëmendjes edhe sëmundjet kronike, tha ajo.

“Ndjehem e privilegjuar që ndodhem mes jush. Ky takim vjen pas dy vitesh, pas një situate që bota nuk e kishte përjetuar më parë. Sfida më e madhe ishte padija, për herë të parë, nuk patëm mundësi t’i djretoheshim asnjë institucioni për të marr udhëzime të caktuara si do të vijonim me këtë cështje. Sot ne kemi një eksperiencë shqiptare për përballimin e Covid19. U vendosëm përballë padijes, për një shkaktar të ri, humbjeve njerëzore, dhe ekonomisë që pësoi goditje. Por kuptuam se forca njerëzore i dha menaxhinim. Kur më pyetën kush e do verë në kontroll këtë pandemi, i thash mjekët. Me këtë besim vi sot para jush, sepse rrugëtimi nga virusi te vaksina duket se do e verë përfund këtë flamë botërore.

Sic ju them studentëve të mi, ne trajnohemi për ditën kur do jemi të vetëm mes vdekjes dhe pacientit. Edhe pse besoj se kjo pandemi kërkoi më shumë se një segment profesional, jua dedikoj ju që sot mbushni universitetin Luarasi. Një grup që merret me monitorimin e sëmundjes globale ka sjellë në vëmendje evidenca të rasteve që spitalet nuk ishin gati, sot bota nuk flet më për pandemi por sindemi. Ne vijojmë të adresojmë sëmundjet kronike që kanë kapluar planetin.

Kemi trajtimin e postcovidit dhe vijimësinë me sëmundjet kronike, që kanë nevojë të adresohen. Shohim të rinj që po përjetojnë problematika të postcovidit, mosha 50-55 vjec, burra që bëjnë miokardite, por në gjithë këtë histori do na duhet ne, ju , për të qënë në vijën e parë për të adresuar këtë sindemi.
Falenderoj Luarasin për këtë iniciativë shumë domethënëse. Do na duhet të vijojmë me të kuptuarin e postcovidit, dhe elementëve të tjerë që shoqërojnë këtë situatë pas lufte.” u shpreh Fico.

Gjatë konferencës profesorë nga trevat shqipfolëse do të paraqiten punime shkencore për të nxjerrë në pah detyrat dhe rekomandimet për prenventimin dhe trajnimin e komplikacioneve të Covid-19.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb