TIRANË

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Tiranë. Një person është plagosur me thikë, në afërsi të shkollës “Fan Noli”.

Gazetarja Doriana Bezat, raporton për “Balkanweb” se pjesë e konfliktit janë bërë 2 shoferë furgonash, të cilët po transportonin nxënës.

Ata mësohet se janë konfliktuar për bllokimin e rrugës.

Raportohet se personi i lënduar është dërguar në spital.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb