Një 72-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi u kap teksa transportonte disa emigrantë sirinaë, që kishin hyrë ilegalisht në kufi.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasi me inicialet B. H., banues në Tiranë, u arrestua pasi në aksin rrugor Gramsh-Cërrik u kap nga shërbimet e Policisë duke transportuar me mjetin e tij.

Ky shtetas po i transportonte klandstinët kundrejt fitimit që varionte 450-1000 euro për secilin, për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme në drejtim të Malit të Zi, me destinacion final një nga vendet e BE-së. Materiale hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb