AFGANISTAN

Maqedonia e Veriut ka evakuuar 11 qytetarët e saj nga Kabuli i Afganistanit. Kanë qenë 14 qytetarë maqedonas në total të cilët u lokalizuan në bazën e NATO-s afër aeroportit, por tre prej tyre vendosën të mos largohen nga Kabuli.

Ministri i jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani konfirmon se qytetarët janë të sigurtë dhe të gjithë janë larguar nga Kabuli, teksa momentalisht ndodhen në Doha dhe Abu Dhabi.

Ata do të mbërrojnë në Maqedoninë e Veriut me fluturime komerciale dhe do të strehohen në shtëpitë e tyre.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb