AFGANISTAN

Qeveria britanike konfirmon se dy qytetarë të saj u vranë në sulmin terrorist në aeroportin e Kabulit një ditë më parë.

Po ashtu mes viktimave ishte dhe një fëmijë që i përkiste një shtetasi tjetër britanik.

Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar Dominic Raab shprehu pikëllimin për këtë lajm teksa konfirmoi se dhe dy britanikë të tjerë u plagosën.

“Ne nuk do t’ua kthejmë shpinën atyre që na shikojnë në orën e tyre të nevojës dhe ne kurrë nuk do të jemi të frikësuar nga terroristët.”- tha Raab sa i përket procesit të evakuimit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb