KILI

Mesfushori i Interit, Arturo Vidal është shtruar në spital në Kili pasi është infektuar me COVID-19. Vetëm tre ditë më parë ai bëri vaksinën, por duket se kjo nuk ka mjaftuar që virusi mos e kapte.

Ai madje do të humbë ndeshjen e së enjtes për eleminatoret e botërorit mes Kilit dhe Argjentinës.

Gjithsesi tek Kili mund të qëndrojnë të qetë pasi Vidal nuk ka infektuar asnjë bashkëlojtar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb