Njerëz që largoheshin të alarmuar dhe që fshiheshin kudo që të mundeshin. Këto janë skenat që shoqëruan pasditen në një supermarket në Nju Jork, ku një person i armatosur vrau 10 njerëz e plagosi tre të tjerë. Grady Lewis tha se ishte jashtë supermarketit kur dëgjoi të shtënat e armëve dhe tha se autori ishte një burrë i armatosur mirë dhe i gatshëm për të shkaktuar “çmenduri”.

“Ishin të paktën mbi 20 të shtëna deri në momentin që erdhi policia”, tha Lewsis.

Ai ka treguar më pas të gjithë skenën e dorëzimit të autorit.

“Doli nga supermarket, vendosi fillimisht armën në kokë, më pas në mjekër. Nuk vonoi shumë dhe hoqi jelekun antiplumb, u ul në gjunjë dhe vendosi duart pas shpine. Mendova se policia do e qëllonte, por nuk e bënë një hap të tillë. Ende nuk e besoj se si ndodhi e gjitha, supermarketi ishte i mbushur plot e për plot me njerëz”, tha burri.

Departamenti Amerikan i Drejtësisë po heton vrasjen “si një krim urrejtjeje dhe një akt ekstremizmi të dhunshëm me motive racore”, sipas një deklarate nga Prokurori i Përgjithshëm i SHBA Merrick Garland. FBI dhe ATF po koordinohen me zbatimin e ligjit vendor dhe shtetëror në hetimet e tyre, thuhet në deklaratë.

Si ndodhi ngjarja

Ishte ora 14:30, kur i dyshuari vjen me makinë nga qyteti i Conklin, tre orë e gjysmë larg Nju Jorkut. Ai ishte i veshur me antiplum dhe i armatosur rëndë, teksa sapo doli nga makina vrau me armë tre persona dhe plagosi një të katërt.

Më pas i dyshuari hyri në dyqan dhe shkëmbeu armë zjarri me një roje të armatosur të sigurisë, i cili ishte një anëtar në pension i Departamentit të Policisë Buffalo, thuhet në deklaratë. Antiplumi që mbante veshur i shpëtuan të riut jetën, pasi plumbat e punonjësit të sigurisë nuk patën asnjë efekt.

Brenda dyqanit, nëntë persona u qëlluan përpara se i dyshuari të kapej nga policia, ndërsa roja dhe gjashtë të tjerë vdiqën nga plagët e tyre, sipas deklaratës së prokurorit të qarkut. Deri më tani dyshohet se ngjarja ka ndodhur për shkak të urrejtjes rracore të të riut. Rezulton se autori ka blerë municion ushtarak disa kohë më parë dhe mësohet se ai ishte në dilemë për të kryer apo jo sulmin. Ai e cilëson veten si një fashist dhe kishte si qëllim të “shpëtonte botën nga të bardhët”.

(BlakanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb