Tre persona u lënduan kur u sulmuan nga një majmun që kishte ikur nga pronari i tij në lagjen Büyükçekmece, në qytetin turk Stamboll.

Majmuni kafshoi një grua që po kalonte në rrugë dhe më pas një të moshuar në këmbë.

Më pas majmuni hyri në oborrin e pallatit pesëkatësh dhe sulmoi pronaren e banesës duke e plagosur në kokë.

Më pas majmuni është hedhur në ballkonin e katit të dytë të të njëjtit pallat dhe ka dëmtuar orenditë e banesës.

Gruaja e cila në atë moment ndodhej në banesë është mbrojtur duke u fshehur në një dhomë tjetër. Pasi u hodh nga ballkoni, majmuni shkoi te pronari i tij që po e kërkonte.

Gruaja e plagosur në pjesën e kokës po trajtohet në spital, ndërsa i moshuari i kafshuar në këmbë ka dalë nga spitali.

Qytetarët filmuan me telefona celularë momentet kur majmuni kafshoi një grua në rrugë dhe dëmtoi orenditë e një banese.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb