POGRADEC

Tre rastet e konfirmuara me COVID-19 në Pogradec dyshohet se kanë pasur kontakte në kryeqytet.

Gazetarja Lorena Kodra raportoi për “BalkanWeb” se janë shtetas gjermanë mes tyre një çift, të cilët jetojnë prej kohësh në këtë qytet pasi janë pjesë e një fondacioni.

Sipas burimeve mendohet se të tre këta shtetas janë infektuar gjatë një udhëtimi disa ditor në Tiranë, ndërsa pas kthimit kanë shfaqur shenja të COVID-19.

Mjekët epidemiologë prej mbërritjes së përgjigjeve kanë dalë në terren për mbikëqyrjen dhe izolimin e rasteve të tjera kontakte të afërta me shtetasit gjermanë.
Tre rastet e sotme e çojnë qytetin liqenor në një shifër total prej 13 personash të prekur nga koronavirusi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: