TIRANE

Princ Philip u nda nga kjo botë me zemër të mirë. Raportohet se princi i ka lënë 30 milionë paund stafit që i shërbeu gjatë jetës së tij, e që përbëhet nga tre burra që janë kujdesur për të.

Pjesa më e madhe e pasurisë iu la Mbretëreshës Elizabeth. Burime për “The Sun”, treguan se princi kishte dëshirë t’i linte diçka edhe tre shërbyesve të tij, të cilët luajtën një rol të madh në vitet e fundit të jetës.

“Ndryshe nga disa mbretërorë të tjerë, Princi Philip është treguar bujar edhe me njerëzit që i kanë qëndruar afër por që s`janë të familjes”, tha një burim.

Gjithashtu burimet treguan se edhe Philip ka lënë trashëgimi edhe për princ Harry-n pavarësisht intervistës së tij kundër familjes. Ndërsa për katër vogëlushët e pallatit mbretëror, Princi Charles, Princesha Anne, Princi Edward dhe Princ Andrew, Philip u ka lënë 13000 librat e bibliotekës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: