Drejtuesi politik i Partisë Demokratike në qarkun e Gjirokastrës, Tritan Shehu, është takuar me bletërritës në zonën e Lunxherit.

Përmes një statusi në rrjete sociale, Shehu e cilëson qesharake mbështetjen që i ofron shteti kësaj kategorie. Shehu thotë se pas 25 prillit, bletaria do të marrë të gjithë vëmendjen e rëndësinë që i takon.

Postimi i plotë i Tritan Shehut:

Me bleterrites ne Lunxheri.
Eshte qesharake te mendosh qe shteti i mbeshtet me vetem 1000 leke ne vit per koshere, me shume bejne shpenzimet burokratike dhe vajtje ardhjet neper zyra.
Bletaria nuk konsiderohet si nje aktivitet ekonomik i vecante, e bio i rendesishem e i lidhur dhe me turizmin ne kete Qark.
Po keshtu nuk vleresohet edhe si nje faktor i rendesishem ne zhvillimin e nje bujqesie moderne.
Shume shpejt mbas 25 Prillit edhe bletaria do te marre rendesine qe i takon.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb