TIRANE- Pamjet që shihni vijnë nga banesa e Gazmir Dacit, të riut të dënuar për vrasje dhe plagosje, që sot iu vendos tritol në zonën e Babrrusë në Tiranë. Gazetarja Dorjana Bezat ka siguruar për ‘BalkanWeb’ pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihen se dëmet kanë qenë të mëdha. Një sasi tritoli, ende e papërcaktuar, ishte vendosur nga persona ende të panjohur, në katin e parë të banesës ku jeton babai i Gazmirit, Xhelal Daci.

Nga pamjet në fjalë shihet se si është dëmtuar qepeni dhe muret e godinës, e cila përdorej si kuzhinë nga familja. Shpërthimi, sipas dëshmive të fqinjëve, ka qenë shumë i fuqishëm, ndërsa ka terrorizuar ata në mes të natës. Nga ky shpërthim përveç kësaj dhome, është dëmtuar edhe muri rrethues i banesës.

Gazetarja Bezat raporton për ‘BalkanWeb’ se gjatë momentit të shpërthimit në banesë kanë qenë nëna e Gazmirit, motra dhe fëmijët e saj, ndërsa babai i tij ndodhet jashtë shtetit. Ndërkohë në shtëpi ka pasur edhe kamera sigurie, si masë që ishte vendosur nga familja, për shkak të konflikteve të saj të hershme me familjen Kolaveri, për të cilin Gazmiri vuan edhe 35 vite burg. Pamjet e kamerave të sigurisë kanë sekuestruar nga policia, ndërsa shërbejnë si provë për të çuar në identifikimin e autorëve të ngjarjes.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: