Gazetari Artan Hoxha ka zbuluar në emisionin “Opinion” se tritoli i vendosur në derën e banesës së prindërve të vëllezërve Duka në zonën e Freskut në Tiranë, ka qenë një mesazh kërcënimi për familjen.

Hoxha deklaroi se ky mesazh mund të jetë bërë nga persona të njohur apo të afërt të ish-bosit të lojërave të fatit Ervis Martinaj, pas konflikteve që ka pasur mes dy grupeve.

“Ata e kanë vendosur eksplozivin aty thjesht për të përcjellë sipas meje një lloj mesazhi sigurisht kërcënues, për të treguar që ata janë gjallë dhe ata kanë ende, kur them ata, them njerëzit që kanë mbijetuar nga gjithë kalvari i përplasjeve. Bëhet fjalë, gjithmonë dyshimet janë që ka ardhur nga të afërm apo të njohur apo pjesë e grupit të Ervis Martinaj. Në këto momente, njëri nga vëllezërit Duka, Leonard Duka, u arrestua në Bruksel dhe arrestimi i tij atje u shoqërua me bujë”, tha Hoxha.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: