Nga zhgënjimi dhe frika e eleminimit në delir. Dy anë të gjendjes emocoinale të Rudi Garsia, që kanë ndryshyar në 4 ditë. Pranë eleminimit nga Bregu i Fildishtë, në fi toren magjike 4-1 kundër SHBA-ve.
“Mendoj për ata që u zgjuan në Belgjikë për të na mbështetur. I falënderoj ata. Ata duhet të jenë të lumtur dhe krenarë për lojtarët. Ne kemi treguar se Belgjika është një vend i madh futbolli. Lojtarët ishin të shkëlqyer, ata ndoqën planin e lojës. Ne e dominuam kundërshtarin gjatë gjithë ndeshjes. Kur fiton një miqësore 2-5 në mars, kjo mund të mbesë në mendjen e kundërshtarit psikologjikisht nëse ai është në vështirësi. Ne ishim të mirë, kishim një formacion fi llestar për të shkuar drejt planit që doja. Ishin njëmbëdhjetë amerikanë në anën tjetër. Prania e Folarin Balogun nuk ndryshoi asgjë. Stadiumi i cili ka akustikë të jashtëzakonshme ishte i gjithi ielektrizuar nga prania e Balogun, por kurrë nuk parë që një spektator të shënonte një gol. Unë u thashë lojtarëve të mi, ne duhet të përqendroheshim në lojë dhe jo te tifozët”, tha në fillim tha Rudi Garsia.
Trajneri më pas specifikoi se çfarë kishte taktikisht në mendje për këtë ndeshje.
“Ideja ishte të kishim shpejtësi në mes dhe në anën e djathtë. Është një ekip dinamik, i cili preson. Ne donim ta ndryshonim trendin, jo të prisnim dhe të shkonim pas tyre. Ne duhej të luanim para tyre, dhe kjo është ajo që bëmë. Duke ushtruar presion mbi ta, ne shënuam të paktën dy gola. Në të parën, Nikolas Raskin u rikuperua dhe krosoi fort para portës. Në të tretën, Sharls De Ketelare shtypi nga thellësia dhe Hans Vanaken shënoi pas gabimit të portierit. Ishte e rëndësishme të bëhej 1-2 menjëherë pas barazimit. Në fund trajneri ka shprehur edhe opinionin e tij për sfi dën kundër Spanjës.
“Ne nuk duhet të ndalemi me kaq. Ne jemi kualifikuar në çerekfi nale, gjë që është mirë. Tani dua të shkoj në gjysmëfinale. Ne do të shijojmë dhe do të përgatitemi për Spanjën. E dija që ekipi im mund të luante në këtë nivel. Të luash me Spanjën në një Kupë Bote do të jetë e fortë. Ndeshja do të vijë shumë shpejt, do të duhet të përgatitemi për të të martën. Ne kishim parashikuar tashmë studimin e Spanjës dhe Portugalisë”, ka përfunduar Rudi Garsia.
